Ekzekutimi i dy vëllezërve në Durrës, tabulatet telefonike ‘fundosin’ autorët, si u zbuluan bisedatat nga Policia
1 Maj 2020, 19:23Nga DOSJA
DURRËS– Zbulohen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Mësohet se të dyshuarit kryesor kanë zhvilluar biseda telefonike me viktimat, gabim ky që ka rezultuar fatal për dy të arrestuarit.
Për zbardhjen e ngjarjes, janë marrë për ekzpertizë dy telefonat e vëllezërve, të cilët i kishin shpëtuar breshërisë së 55 plumbave të qëlluar ndaj tyre. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tabulatet e celularëve ishin çelësi për zbardhjen e detajeve të reja, të cilat fundosën edhe autorët e krimit.
Dy të dyshuarit kryesorë janë arrestuar gjatë operacionit “Shën Vlashi”. Njëri prej tyre është identifikuar si Altin Ndoci, ndërsa një tjetër si K.A., 22 vjeç. Ky i fundit ka pranuar autorësinë e të dy vrasjeve, duke rrëfyer edhe emrat e tjerë të grupit prej 4 anëtarë, përfshi këtu edhe Altin Ndocin.
Sipas tij, Besmir dhe Viktor Haxhia ishin të përfshirë në trafikun e drogës, brenda dhe jashtë vendit. Të dy vëllezërit bashkëpunonin me Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, dy viktimat e para të grupit. Prishja e një pazari mes të dy palëve ka sjellë edhe ekzekutimin fillimisht të Avdisë dhe Shkozës e më pas të të dy vëllezërve.
I riu ka pranuar se në vrasjen e parë dhe të dytë, nuk kanë qenë vetëm dy persona, por edhe një i tretë. Kjo mbështetet edhe nga kallashnikovët që policia gjeti në vendin e ngjarjes që ishin 3, të hedhur në një kanal në Nishtullë. Gjithashtu, një tjetër detaj që ka dalë në pah është se makina tip Toyota e përdorur nga autorët ka qenë e modifikuar, pasi targat e makinës ‘Toyota’ që u përdor nga autorët për vrasje janë AA 375 NX, por janë të vjedhura, pasi i përkasin një makine me qira ‘Skoda’.
Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e djeshme nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Ndërsa disa javë para tyre, pranë të njëjtit vend, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, të cilët ishin duke ecur në këmbë u qëlluan nga një makinë në ecje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për numrin e të burgosurve nga ku rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burg...
TIRANË- Federata e Paqes Universale ka zhvilluar sot një takim virtual, ku është diskutuar për rolin e parlamentarëve në përballjen e COVID-19. Panelistët ...
BERAT– Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Hekuran Met’hoxhën, njeriu që terrorizoi me armë zjarri qytetin e Çorovodës. E...
FIER– Një i moshuar në Patos pretendon se sot pasdite afër shtëpisë së tij ka pasur breshëri arme. Ai është shprehur për mediat se ka dëgjuar krismat, por nuk k...
TIRANË- Policia e Patosit është vënë në alarm pasditen e sotme. Ata kanë marrë një njoftim se ka pasurur një sherr dhe janë dëgjuar të shtëna me armë.Pas m...
Tetë ditë vizita, komplimente, ngacmime deri edhe tek prekjet me duar e përqafime megjithëse në këtë kohë pandemie janë më shumë se asnjëherë të ndaluara. Nga d...
SHBA- Një i ri shqiptar, prej tre javësh ka humbur kontaktet me familjen e tij dhe tashmë është shpallur i zhdukur. Arsim Zendeli, ka humbur në rrethana të para...
PESHKOPI– Sërish lëkundje të tjera në vend. Kësaj herë lëkundjet kanë ndodhur në Peshkopi. Sipas EMSC, lëkundjet kanë pasur magnitudë 3.2 të shkallës Rihter. Nd...
Aktualitet 1 Maj 2020, 16:20
TIRANË– Një lajm i hidhur është dhënë nga shkencëtari shqiptar Taulant Muka në rrjetin e tij social në Facebook. Me anë të një statusi ai ka bërë me ...