Aktualitet

Federata e Paqes Universale takim online për COVID-19, mes të ftuarve dhe Albin Kurti

1 Maj 2020, 18:56 Nga DOSJA
Federata e Paqes Universale takim online për COVID-19, mes të ftuarve

TIRANË- Federata e Paqes Universale ka zhvilluar sot një takim virtual, ku është diskutuar për rolin e parlamentarëve në përballjen e COVID-19. Panelistët kanë diskutuar se si mund të përmirësonin parlamentin reagimin dhe gatishmërinë e tyre, por dhe çfarë mësimesh kanë dalë nga kriza.

Mes panelistëve ka qenë dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka treguar se si është përballur qeveria e tij me virusin vdekjeprurës.

NJOFTIMI I PLOTË

Federata e Paqes Universle organizoi sot Konferencën Virtuale në ZOOM me temë “Roli i parlamentarëve në përballjen me krizat e koronavirusit” të organizuar nga Kryetari i Federatës së Paqes Universale në nivel ndërkombetar, Dr. Thomas Ëalsh. Si mund të përmirësojnë parlamentet reagimin dhe gatishmërinë e tyre? Çfarë mësimesh kemi nxjerrë nga kriza e Koronavirusit? Gjatë kësaj konference virtuale folën parlamentarë me karrierë të dalluar të cilët ndanë mendimet e tyre mbi rolin e parlamentarëve në përgjigjen ndaj pandemive.

Panelistët ishin: • Hon. Dan Burton, Kongresmen i SHBA (1983-2013), Bashkëkryetar i Organizatës Ndërkobëtare të Parlamentarëve për Paqe, IAPP • Hon. Jose De Venecia, Kryetar Parlamenti i Filipineve (2001-2008); Bashkëkryetar i Organizatës Ndërkobëtare të Parlamentarëve për Paqe, IAPP • H.E. Albin Kurti, Kryeministër i Rapublikës së Kosovës • Baronesha Sandip Verma, Dhoma e Lartë, Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar • Hon. Bhubanesëar Kalita, Deputete, India • Hon. Jong Seong Lim, Deputet i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut • Hon. María Fernanda Flores de Alemán, Deputete e Asamblesë Kombëtare të Nikaraguas • Dr. Michael Jenkins, President i Federatës së Paqes Universale në nivel ndërkombëtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti federata e paqes universale pasojat e covid-19 albin kurti federata e paqes universale pasojat e covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 16:20

TIRANË– Një lajm i hidhur është dhënë nga shkencëtari shqiptar Taulant Muka në rrjetin e tij social në Facebook. Me anë të një statusi ai ka bërë me ...