Aktualitet

Terrorizoi me kallash Skraparin tre ditë më parë, Gjykata e Beratit mbyll në shtëpi Hekuran Met’hoxhën

1 Maj 2020, 18:54 Nga DOSJA
Terrorizoi me kallash Skraparin tre ditë më parë, Gjykata e

BERAT– Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Hekuran Met’hoxhën, njeriu që terrorizoi me armë zjarri qytetin e Çorovodës.

Edhe pse prokurori i çështjes Gentian Abazaj, kërkoi që Met’hoxha të lihej në burg, trupa gjykuese ka vendosur që 57-vjeçari të mbahet i izoluar në shtëpinë e tij.

Tre ditë më parë, u raportua se në qytetin e Çorovodës, një qytetar po qëllonte me armë zjarri. Policia dhe RENEA-ta rrethuan banesën e tij. 

Pas shumë tentativash, në orën 01:30, Met’hoxha u vetëdorëzua. 57-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, jetonte bashkë me të vëllain, Hysen Met’hoxha, i ciliu gjet po ashtu i armatosur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet corovode hekuran met'hoxha hysen met'hoxha qellohet kunder policise ne corovode corovode hekuran met'hoxha hysen met'hoxha qellohet kunder policise ne corovode

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 16:20

TIRANË– Një lajm i hidhur është dhënë nga shkencëtari shqiptar Taulant Muka në rrjetin e tij social në Facebook. Me anë të një statusi ai ka bërë me ...