Aktualitet

EMRI/ U zbulua rastësisht se kishte kthyer shtëpinë ne laborator droge, shqiptari del para gjykatës në Skoci. Avokati: Kish

1 Maj 2020, 17:49 Nga DOSJA
EMRI/ U zbulua rastësisht se kishte kthyer shtëpinë ne laborator

SKOCI- Një 29-vjeçar shqiptar i identifikuar si Alfons Çelaj, është një proces gjykimi nga gjykata në Glasgou. Arrestimi i tij është bërë në janar, rastëisht nga Policia, pasi oficerët kishin shkuar afër banesës së tij për një tjetër operacion, shkruan “The Sun”.

Por gjatë kërkimeve ata zbuluan dhe shtëpinë e 29-vjeçarit që ishte kthyer në alborator droge. Gjatë seancës që ësthë mbajtur se në Gjykatën e Glasgout, Prokurori Mark Allan tha shqiptari duhej të dënohen për kultivim kanabisi. “Kishte krijuar laborato brenda katër dhomave në banesë. Bimët e ‘pjekura’ mbaheshin në dhoma të ndara nga bimët më të reja”, u shpreh ai.

Më tej hetuesi tha se vlera e dorgës nëse do hidhej në treg do shkonte deri në rreth 65 mijë paund. Nga ana tjetër avokati i tij mbrojtjes, David Mitchell, i tha gjykatës se Çelaj po punonte për të shlyer një borxh që e kishte tek disa shqiptarë të tjera.

Ai erdhi në Skoci se i kishin premtuar se do punonte në një fabrikë, por e kanë gënjyer. Kishte një borxh 20 mijë Euro tek disa shqiptarë të tjerë”, tha avokati. Gjykata pasi ka dëgjuar pretendimet e të dyja palëve, nuk ka dhënë vendimin, pasi është në pritje të të raporti kundër të riut.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfons çelaj gjykata skoceze alfons çelaj gjykata skoceze

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 16:20

TIRANË– Një lajm i hidhur është dhënë nga shkencëtari shqiptar Taulant Muka në rrjetin e tij social në Facebook. Me anë të një statusi ai ka bërë me ...