Aktualitet

1-Maji, si nisi Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, sot kremtohet në izolime dhe pa protesta

1 Maj 2020, 07:47 Nga DOSJA
1-Maji, si nisi Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, sot

TIRANË– Data sot shënon 1 maj, dita e njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, që ka lindur si pasojë e luftës së këtyre të fundit, për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre. Edhe pse gjithmonë është konsideruar si ditë pushimi, sot 1-Maji do të jetë një ditë si gjithë të tjerat, me punë e lëvizje të zakonshme, për shkak të situatës që ka krijuar Covid-19.

Por si nisi rrugëtimi i 1-Majit, ditë së punëtorëve që në shumë vende protestohet e festohet

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre. më 1 maj të vitit 1887 u bë një manifestim festiv dhe madhështor, pas protestave të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

Pas kësaj feste, miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve, e përfaqëfuan këtë datë dhe filluan të ngriheshin vit pas viti.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendimin

Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës,”– thuhej në vendim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1 maji dita nderkomebtare e punetoreve 1 maji dita nderkomebtare e punetoreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 06:03

Shmangie milimetrike me pasoja katastrofale

Studiuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Pocdam (GFZ) kanë konstatuar së fundi një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të vi...