Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

1 Maj 2020, 07:36 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe

DIBËR– Një 35-vjeçar, i identifikuar si Besmir Alia është vënë në prangat e policisë së Dibrës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Alia pritet të ekstradohet drejt shtetit italian, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Besmir Alia, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë Dibër

Kapet dhe arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”. Arrestimi i përkohshëm i 35-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian. Operacioni i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Peshkopisë, i shtetasit B. A.(V), 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë sepse shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35 vjecari ne diber besmir alia arrestohet 35 vjecari ne diber besmir alia

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 06:03

Shmangie milimetrike me pasoja katastrofale

Studiuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Pocdam (GFZ) kanë konstatuar së fundi një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të vi...