Aktualitet

COVID-19/ 782 të infektuar dhe 31 viktima, gjatë orëve të fundit vetëm 9 raste të reja (SHIFRAT)

1 Maj 2020, 05:26 Nga DOSJA

Shqipëri- 782 të infektuar, 31 viktima dhe 488 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 245 personave, janë konfirmuar 9 raste të reja. Sipas MSH, harta është zgjeruar me 4 raste në Krujë dhe 5 raste në Tiranë. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë. Po kështu tetë bashkitë Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra kanë zero raste aktive.

Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Ndërsa, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Daja nënvzoi më tej se, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme dhe se harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Sipas saj për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll