Aktualitet

Mbërrin në Rinas 30 mjekët që ndihmuan kolegët e tyre në Itali, Manastirliu: Jeni heronj

30 Prill 2020, 21:03 Nga DOSJA
Mbërrin në Rinas 30 mjekët që ndihmuan kolegët e tyre

TIRANË- 30 mjekët e parë që shkuan në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën kundër COVID-19, janë kthyer në Shqipëri. Ata janë pritur sot nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu u ka thënë atre se janë heronj dhe kanë bërë një punë shumë të mirë në Itali dhe treguan profesionalismin e tyre. Më tej ajo shtoi se do të ketë takime të tjera, ku do shprehet sërish falenderimi, pasi kanë nderuar emrin e Shqipërisë.

Ata kanë treguar eksperienën e tyre 30 ditore dhe u shprehën se ka qenë një muaj shumë impenjativ dhe i lodhshë, por kanë mësuar shumë gjëra nga kolegët e tyre italian. Tashmë ata do duhet të qëndrojnë dhe 14 ditë në karantinë të detyrueshme në shtëpi, pasi kanë ardhur nga një zonë e kuqe, edhe pse kanë bërë testet e COVID-19 dhe kanë dalë negativ.

Mjekët u opërcollën një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ky gjest u vlerësua shumë nga politika dhe mediat në Itali. Por mjekët duket se nuk janë sjell siç duhet në vendin fqinj, pasi disa prej tyre ditën e fundit kanë bërë një festë në hotel dhe kanë pasur dhe përplasje me Policinë. Këto i konfirmoi në një intervistë për Dosja.al, gazetari që publikoi i pari lajmin dhe tha se ka pasur shumë ankesa për ta dhe në spital.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kthehen nga italia mjeket shqiptare mjeket shqiptare ne itali ogerta manasitrliu kthehen nga italia mjeket shqiptare mjeket shqiptare ne itali ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll