Sport

“Le të rrezikojmë ashtu si punonjësit e supermarketeve”, ylli i Barcelonës mesazh autoriteteve

30 Prill 2020, 16:19 Nga DOSJA
“Le të rrezikojmë ashtu si punonjësit e

Ivan Rakitic ka dhënë një mesazh të fortë në këto ditë të vështira, që po kalon e gjithë bota prej pandemisë së koronavirusit.

Mesfushori kroat i Barcelonës ka thënë se futbolli duhet të rifillojë, edhe pse është i vetëdijshëm për rrezikun. “Dua të luaj. Të gjithë duam garanci shëndetësore, por është e qartë se në këtë moment nuk do të jemi kurrë të sigurt 100% nga coronavirus”, është shprehur ish-lojtari i Schalke 04 dhe Basel.

“Me po të njëjtin rrezik po përballen edhe punonjësit e marketeve dhe atë rrezik dua ta kaloj edhe unë. Besoj se duhet të provojmë t’i argëtojmë përsëri njerëzit me futboll. Ne mund të jemi një mbështetje për të gjithë ata, që kanë qenë të detyruar të kthehen në punë”, ka shtuar Rakitic.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona coronavirus rakitic barcelona coronavirus rakitic

Sondazh

Poll