Sport

Lenjani e mirëpret kalimin te Tirana, por vetëm trajnerin Panucci nuk e sheh me sy

30 Prill 2020, 16:27 Nga DOSJA
Lenjani e mirëpret kalimin te Tirana, por vetëm trajnerin Panucci nuk

Ermir Lenjani mund të transferohet në kampionatin shqiptar. 30-vjeçari aktualisht luan te Sioni në Zvicër, por do t’i pëlqente një kalim i mundshëm te Tirana.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë në emisionin “Fan Zone” në Supersport. “Nuk i dihet ku do e mbyll karrierën. Nëse ka diçka shumë serioze, atëherë mund të kaloja edhe te Tirana. Nuk i dihet se cili do të jetë destinacioni im i ardhshëm në karrierë”, është shprehur lojtari nga Prishtina.

Lenjani ka thënë edhe dy fjalë për ish-trajnerin e kuqezinjve, Christian Panucci. “Kemi pasur probleme me të. Jo vetëm unë, por thuajse e gjithë skuadra. Ka qenë lojtar i madh, por nuk më pëlqen karakteri i tij”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata lenjani panucci deklarata lenjani panucci

Sondazh

Poll