Sport

Sot pritej vendimi, Merkel shtyn Bundesligën! 20 mijë tamponë për rinisjen e kampionatit

30 Prill 2020, 16:13 Nga DOSJA
Sot pritej vendimi, Merkel shtyn Bundesligën! 20 mijë tamponë

Bundesliga duhet të presë ende një vendim të qeverisë për rinisjen ose jo të sezonit. Helge Braun, përgjegjësi i stafit të kancelares Angela Merkel, sot ka njoftuar se vetëm më 6 maj do të vendoset rinisja (ose jo) e kampionatit gjerman.

Pritej të vinte sot vendimi, por kancelarja ka shtyrë gjithçka, pasi vendimi që do të marrë do të ketë impakt të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe aspektin social të jetës.

Burime të Ligës Gjermane të klubeve kanë bërë më dije se nga sot të gjithë futbollistët e organikave të ekipeve të Bundesligës dhe Bundesligës 2 (36 skuadra) do t’iu nënshtrohen dy tamponëve.

Sipas llogarive të shtypit gjerman, nëse rinisja do të vijë më 9 maj, do të duhen 20 mijë teste, duke konsideruar edhe trajnerë dhe të tjerë komponentë të stafeve të çdo skuadre.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga liga gjermane merkel bundesliga liga gjermane merkel

Sondazh

Poll