Politike

Manastirliu: Në 11 maj hapen berberët dhe parukeritë, do kenë protokolle strikte sigurie

30 Prill 2020, 16:40 Nga DOSJA
Manastirliu: Në 11 maj hapen berberët dhe parukeritë, do

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me lehtësimin e masave të marra për parandalimin e koronavirusit në vend. Në fjalën e saj, Manastirliu the se do të ketë lëhtësim masash për parukierët dhe berberët, por ashtu edhe për të riatdhesuarit në Shqipëri. 

“Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojme të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja”, tha Manastirliu.

Këto deklarata minisrtrja e Shëndetësisë, i bëri teksa tregoi sot të gjitha masat lehtësuese që do hyjnë në fuqi nga data 4 maj. Do ketë 18 bashki që kthehen në zona të gjelbra, e do lejohet udhëtimi me taksi në të gjithë vendin. Ministrja u shpreh se në 11 maj do hapen berberët dhe parukerët, e në 18 baret e restorante. Nëse do ketë rritje të të infektuarve do ketë masa shtrënguese

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit manastirliu 30 prill 2020 ogerta manasitrliu koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit manastirliu 30 prill 2020 ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2020, 14:09

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi. I ftuar në “Shqipëria Live”, Alimad...

Politike 30 Prill 2020, 13:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se si do të procedohet për fundjavën. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se të shtunën dhe të dielën, të moshuar...