Sport

Idrizi bën prapakthehu dhe tregon “sedrën” vlonjate: S’e zbres Flamurtarin në fushë, ç’ndodh nëse sëmuret ndonjë

30 Prill 2020, 13:35 Nga DOSJA
Idrizi bën prapakthehu dhe tregon “sedrën” vlonjate:

VLORË-Në Shqipëri po bëhet gati për rifillimin e kampionatit, disa skuadra po e presin me padurim një gjë të tillë, por ka edhe nga ata që kërkojnë një garanci të madhe. Nëse para disa javësh administratori i skuadrës së Flamurtarit, Sinan Idrizi po priste përfundimin e kampionatit, tani ka ndryshuar mëndjen. Idrizi deklaron për Tvt se nuk do e rikthejë skuadrën e tij në fushën e blertë pa marrë garanci nga Ministria e Shëndetësisë, teksa ndalet edhe te situata financiare.

“Nëse Ministria mua më jep garanci që nuk më ndodh gjë, as lojtarëve të mi, por as të mysafirëve, dhe askush nuk më merr mua si shkaktar të sëmundjes së dikujt tjetër, atëherë patjetër që nisim. Por, unë nuk e nxjerr ekipin pa u qartësuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse infektohet dikush në lojë, pasi me ligj ndëshkohem unë si organizator.

Një lojtar që thotë u sëmura në Vlorë gjatë ndeshjes me Flamurtarin, kush do ta mbajë përgjegjësinë e kësaj”? Bashkitë nuk kanë shanse që të japin më lekë, pasi jemi në krizë, jemi në luftë apo jo? Ne themi kur do të fillojë kampionati, por atë po e pezullon Franca, po e pezullon Holanda. Çfarë humbje kemi ne nga marketingu, nga e drejta televizive, çfarë humbje kemi ne nga biletat”?!

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari sinan idrizi superliga shqiptare flamurtari sinan idrizi superliga shqiptare

Sondazh

Poll