Sport

Partizani “xhelozon” stadiumin e Kukësit, sekretari i klubit të kuq lëshon gojën: Disa klube provincash po trajtohen në

30 Prill 2020, 12:21 Nga DOSJA
Partizani “xhelozon” stadiumin e Kukësit, sekretari i klubit

TIRANË-Futbolli shqiptar vazhdon të vuajë sa i përket terreneve sportive, mjafton të përmendësh dy skuadrat e kryeqytetit si Partizani dhe Dinamo të cilët nuk kanë ende një fushë futbolli ku të stërviten, mos të flasim pastaj për ndeshjet e kampionatit  ku drejtuesit e skuadrave detyrohen të paguajnë një lloj qeraje për të zhvilluar ndeshje, tamam si në futbollin amator. Nëse në kryeqytet nuk ka fusha, imagjinojeni se çfarë ndodh nëpër rrethe.

Megjithatë, skuadra e Partizanit prej vitesh po mundohet të ndërtojë një kompleks me forcat e saj, pa ndihmën e  Federatës dhe kosto financiare sigurisht që ka dëmtuar disi xhepat e presidentit Gazmend Demi. Në klubin e kuq, pas kaq kohësh kujtohen dhe reagojnë për stadiumin e Kukësit, që është një investim i FSHF dhe qeverisë, që drejtohet nga Edi Rama, vëllai i drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit..

Së fundmi UEFA miratoi fondin prej 4.3 milion eurosh, që FSHF dhe çdo Federatë mund ta përdorë në varësi të nevojave që do të ketë në këtë periudhë krize prej pandemisë së COVID-19. Insinuata që ka ngritur Sekretari i Përgjithshëm Gerald Burba e ka lëshuar veten në përgjigjen e dhënë dhe ndoshta do të duhet të mos krenohet në vazhdim se Partizani ka tifozë kudo, madje më shumë në provinca se në kryeqytet.

“A është normale që të akordohen kaq shume fonde për një stadium në Kukës dhe të mos jepet asnjë lek për një klub që ka bërë historinë e futbollit shqiptar, patjetër që nuk është”, thotë Burba, i cili nuk ndalet me kaq.

“Ose a është normale që disa klube, kryesisht provincash, që historinë e tyre e kanë bërë vetëm këto 5-10 vitet e fundit, të trajtohen në mënyrë preferenciale dhe ato që kanë histori, traditë e tifozë më të shumtë në vend, jo vetëm të mos ndihmohen, por dhe shpesh të rëndohen përmes formave të ndryshme, sigurisht që nuk është normale”, ka deklaruar Burba.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gerald burba partizani kukesi stadiumi kukësit gerald burba partizani kukesi stadiumi kukësit

Sondazh

Poll