Bota

Mbi 1 milion qytetarë në botë ‘mposhtin’ COVID-19, vendet më të prekura janë SHBA-ja dhe Italia (SHIFRAT)

30 Prill 2020, 07:13 Nga DOSJA
Mbi 1 milion qytetarë në botë ‘mposhtin’ COVID-19,

Koronavirusi është ende një kërcënim për botën. 230,236  viktima,3,256,719 të infektuar dhe1,028,563  të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID në botë.

Virusi po bën kërdinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aty deri më tani kanë humbur jetën 62.200  pacientë dhe janë infektuar 1,069.181 qytetarë. Situtata paraqitet më mirë në Kinë. Gjatë orëve të fundit janë shënuar vetëm 4 raste të reja dhe numri total i viktimave është 4,633. Ndërsa në Brazil, situata nuk është aspak mirë. Gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka shkuar në 5,541. Të infektuar në këtë shtet janë 80.246 qytetarë.

Por, edhe në Europë numri i viktimave rritet nga dita në ditë. Në Itali janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë 24,543 pacientë kanë humbur jetën. Sakaq, në Francë kanë humbur betejën me COVID-19 24,087 qytetarë. Në Gjermani, aty ku edhe qeveria ka lehtësuar masat për virusin,  janë shënuar 6,518 viktima.

Po kështu, numri i të infektuarve rritet çdo ditë edhe në Mal të Zi, Kosovë, Greqi dhe Maqedoni e Veriut. Në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën 31 qytetarë dhe janë infektuar 773 persona.

Burimi:worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë

Sondazh

Poll