Sport

Duka e thotë qartë! “Ja kur rinis kampionati shqiptar”

29 Prill 2020, 13:38 Nga DOSJA
Duka e thotë qartë! “Ja kur rinis kampionati shqiptar”

TIRANË-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka deklaruar se skuadrat e vendeve ku është vendosur për mbylljen përfundimare të sezonit duhet t’i luajnë ndeshjet në garat europiane.

“Edhe pse disa kampionate kanë vendosur të mos zbresin më në fushë për këtë sezon, besoj se ekipet e tyre që janë të impenjuara në kompeticionet europiane (Champions apo Europa League) do të luajnë, gjithsesi.”

Duka zbulon se në Shqipëri është parashikuar që garat të nisin në fund të majit.

“Në Shqipëri ne jemi në kontakte të ngushta me qeverinë dhe Komitetin Shkencor. Kemi për qëllim ta rinisim sezonin në fund të majit. Është e pamendueshme që të ndiqet e njëjta linjë në të gjithë Europën. Numri i të infektuarve ndryshon nga vendi në vend.” U shpreh Duka

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka komiteti ekzekutiv i fshf rifillimi i kampionatit shqiptar armand duka komiteti ekzekutiv i fshf rifillimi i kampionatit shqiptar

Sondazh

Poll