Aktualitet

Koronavirusi në vend, qytetarët pyesin për plazh e dasma, Manastirliu: Është hall më i madh epidemia!

27 Prill 2020, 20:40 Nga DOSJA
Koronavirusi në vend, qytetarët pyesin për plazh e dasma,

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Opinion” ku edhe u është përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve.

Manastirliu u pyet lidhur me zhvillimin e dasmave dhe për sezonin turistik, ku edhe shtoi se e para do të vihen siguria e qytetarëve.

PJESË NGA EMISONI:

Blendi Fevziu: Po dasmat do lejohen? Një herë martohet njeriu në jetë, t’i lëmë pa dasmë tani?

Ogerta Manastirliu: Është hall më i madh epidemia.

Blendi Fevziu: Po plazh do ketë?

Ogerta Manastirliu: Po planifikojmë dhe po shohim çfarë do bëjë rajoni. Secili ka specifikën e vetë. Duhet të kuptojmë që rreziku nuk ka kaluar dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Blendi Fevziu: Një njeri e ndaloi policia që të futej në det, pse e ndaloi?

Ogerta Manastirliu: Duhet ruajtur distanca dhe të kuptojmë që rreziku nuk ka kaluar. E kuptoj që kush jeton në Vlorë dhe Durrës, detin e ka të pandashëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll