Aktualitet

Lirimi i masave ndaj koronavirusit/ Manastirliu tregon SKENARIN: Nëse kemi mesatarisht mbi 15 raste, ngremë frenat e emergjenc

27 Prill 2020, 20:14 Nga DOSJA
Lirimi i masave ndaj koronavirusit/ Manastirliu tregon SKENARIN: Nëse kemi

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar skenarin lidhur me lirimin e masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Manastirliu tha se për 14 ditë do të shikohet rritja apo ulja e mesatares së numrit të të infektuarve me COVID-19. Sipas saj, nëse numri kalon mesataren e 15 rasteve në ditë do të ngrihen frenat e emergjencës.

“Komiteti teknik ka realizuar një strategji të rihapjes në faza dhe ka vlerësuar 4 faza të rihapjes e aktiviteteve dhe në bazë të disa kritereve të vendosura, bazuar në kurbën, numin e të shtruarve dhe kurben epidemiologjike dhe ka vlerësuar disa faza të hapjes. Nëse në fazën e parë kemi pak raste pozitive nga mesatarja që është 15, atëherë do të vijojmë me fazën e dytë. Nëse rritet mbi mesatarja, do ngremë frenat e emergjencës. Do vijojmë testimet dhe do gjurmojmë rastet e dyshuara,”-tha ministrja.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll