Aktualitet

“Kishte 20 ditë që ishte i intubuar”/ Shënohet viktima e 29-të nga COVID-19, humb jetën dhe një 73-vjeçar

27 Prill 2020, 19:33 Nga DOSJA
“Kishte 20 ditë që ishte i intubuar”/ Shënohet

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot në mbrëmje se është shënuar dhe viktima e 29-të nga COVID-19. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se sot ha humbur luftën me virusin një 73-vjeçar, i cili prej 24 ditësh ishte i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 

Po ashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë i moshuari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator, me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

“Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial. Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. 29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID”, shkruhet në njoftim.

Në Shqipëri deri tani numërohen 736 të infektuar, 29 viktima dhe 422 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 18:17

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar në Itali është arrestua sot nga Policia, pasi dyshohet se trafikonte drogë. Lumturi Luli, është arrestuar dhe policia gjatë...