Aktualitet

Manastiliu tregon historinë e Valbonës, infermieres që punon në Itali por tani është në shërbim të pacientëve tek Trau

27 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
Manastiliu tregon historinë e Valbonës, infermieres që punon

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë sot në vëmendje historinë e Valbona Krasniqit, e cila është infermiere tek Trauma, por ajo aty i është bashkuar vullnetarisht stafit të urgjencës.

Manastirliu shkruan se Valbona punon në Bari të Italisë si infermiere, por mbyllja e kufijve solli që të mos kthehej në Itali dhe të ishte në shërbim të popullit të saj në frontin e parë të luftës.

“#ShembujFrymëzues Kjo është historia e Valbona Krasniqit, një infermiere e dedikuar që i është bashkuar vullnetarisht stafit të urgjencës së spitalit të #Traumës.

Valbona punon si infermiere në Bari të Italisë, por mbyllja e kufinjve e ka gjetur Valbonën në Tiranë. Pa u menduar dy herë, ajo është paraqitur në shërbimin e Traumës, ku sot përballohen të gjitha urgjencat kirurgjikale për të dhënë kontributin e saj si vullnetare, krah stafit të dedikuar të spitalit universitar të Traumës?? #KrenarePërInfermierët”, shkruan ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infermieret ne shqiperi ogerta manastrirliu valbona krasniqi infermieret ne shqiperi ogerta manastrirliu valbona krasniqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 18:17

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar në Itali është arrestua sot nga Policia, pasi dyshohet se trafikonte drogë. Lumturi Luli, është arrestuar dhe policia gjatë...