Aktualitet

Infermierja rrëfen si u infektua nga COVID-19: Kisha temperaturë 39 dhe për 4 ditë s’ulej, përfundova me frymëmarrje të

27 Prill 2020, 20:14 Nga DOSJA
Infermierja rrëfen si u infektua nga COVID-19: Kisha temperaturë 39

TIRANË- Infermierja Pashkë Prendi, e cila u infektuar nga COVID-19 ka treguar sot historinë e saj se si mori virusin e deri fazën e shërimit. Në një lidhje me emisionin “Open” në Top Channel, Prendi ka treguar se ka pasur shumë temperaturë dhe ajo disa ditë ka qenë më frymëmarrje të drejtuar.

Nuk e di si u infektiva, apo nga kush. Shkoja çdo ditë në punë si zakonisht. Një ditë kisha temperaturë dhe i thashë doktoreshës që nuk vij dot në punë. Për 4 ditë u trajtova me paracetamol, por temperatura nuk po ulej. E kisha temperaturë 39.

Pastaj filluan edhe simptomat e tjera. Më shtruan në Spitalin Infektiv. Pata vështirësi edhe me oksigjenin duke u futur në frymëmarrje të drejtuar. Pas mjekimit në spital, dy tampon më dolë negativë. Tani ndodhem në shtëpi dhe po vazhdoj mjekimin. Po vazhdoj trajtimin në shtëpi dhe jam e bindur se do ja dal”, shtoi infermierja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 pashke prendi masat kunder covid 19 pashke prendi

Sondazh

Poll