Aktualitet

‘Ish-gruaja rrihte dhe djalin tjetër’/ Njerku i dhunoi fëmijën vetëm 3 vjeç, babai biologjik rrëfen historinë

27 Prill 2020, 18:31 Nga DOSJA
‘Ish-gruaja rrihte dhe djalin tjetër’/ Njerku i dhunoi

TIRANË– Babai i të 3-vjeçarit që u dhunua nga njerku i tij, ka akuzuar ish-bashkëshorten Alba Kapaj Hoxha se ka qënë gjithmonë e dhunshme me fëmijët. Në një rrëfim për “Report Tv”, ai ka treguar se bashkë me të kanë edhe një djalë tjetër 5-vjeçar, i cili pavarësisht vendimit të gjyaktës për kujdestarinë, nuk ka pranuar që të qëndrojë me të ëmën. 

Ai ka kërkuar që të largohet nga Kamza për të jetuar me të atin në Fier, kjo pasi nëna e dhunonte. Babai i djalit ka bërë me dije gjithashtu se do të kërkojë nga drejtësia që të rishikohet vendimi për kujdestarinë e djalit të dhunuar. 

Përveç të atit, edhe dy hallat e djalit janë shprehur se ish-kunata ka qënë një person problematik dhe i dhunshëm.

Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua fillimisht nga vetë halla e të voglit. Ajo akuzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual. Ky i fundit, Alfred Kazanxhi është lënë në burg nga gjykata dhe ka mohuar akuzat. Ai shprehet se djali ka rënë nga divani. Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja. Fqinjët hedhin dyshime dhe tregojnë se shumë herë Alfredi i dërgonte fotot e djalit Albës, ku i vogli shihej me shenja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alba kapaj alfred kazanxhi dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë alba kapaj alfred kazanxhi dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 18:17

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar në Itali është arrestua sot nga Policia, pasi dyshohet se trafikonte drogë. Lumturi Luli, është arrestuar dhe policia gjatë...