Sport

“Ishte një goditje e fortë kur gjyqtarja dekretoi burgun”, Ronaldinho rikthehet të flasë për ditët e tij pas hekurave

27 Prill 2020, 19:39 Nga DOSJA
“Ishte një goditje e fortë kur gjyqtarja dekretoi burgun”,

PARAGUAI-Ronaldihno është rikthyer të flasë edhe një herë për përvojën e tij pas hekurave në Paraguai. Ish-ylli i Barçës në një intervistë për mediat braziliane tregon se ai nuk e dinte se dokumentat nuk ishin origjinale dhe ka bashkëpunuar menjëherë me autoritetet për të qartësuar situatën. Ish-lojtari thekson se ishte një “goditje e fortë” kur gjyqtarja Clara Ruiz dekretoi burgun e përkohshëm.

“Asnjëherë nuk e imagjinoja që të kaloja një situatë të tillë,” tha Ronaldinho, i cili shpjegoi arsyet e vizitës së tij në Paraguai: “Çdo gjë që bëjmë është në bazë të kontratave që menaxhohen nga përfaqësuesi im, i cili është vëllai im. Ne kemi ardhur për hapjen e një kazinoje në internet dhe publikimin e librit Craque da vida. U godita shumë kur kuptova që do të shkoja në burg. S’e kisha imagjinuar kurrë veten në një situatë të tillë.”

Pasi pagoi për liri me kusht 1.6 milionë euro, Ronaldinho u lirua nga burgu për të qëndruar në një hotel, ku pret zgjidhjen e çështjes: “Unë shpresoj që sistemi i drejtësisë të mund të përdorë dhe konfirmojë gjithçka në lidhje me pozicionin tonë në këtë çështje që ne të mund të dalim nga kjo situatë sa më shpejt të jetë e mundur “, dëshmoi ai.

Nëse drejtësia e lejon atë të kthehet në Brazil, Ronaldinho siguroi që gjëja e parë që ai do të bëjë është t’i japë nënës së tij një “puthje të madhe” dhe në këto muaj të prekur nga pandemia e koronavirusit ai u shpreh se do të kërkojë mënyra për të nxjerrë më të mirën nga kjo situatë.” Gjatë gjithë jetës sime kam kërkuar të sjell gëzim te njerëzit me futbollin tim,”përfundoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport clara ruiz paraguai ronaldinho clara ruiz paraguai ronaldinho

Sondazh

Poll