Sport

Lajm i keq për tifozët e United, Dortmundi ka plane të tjera me Sanchon

27 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
Lajm i keq për tifozët e United, Dortmundi ka plane të tjera me

Tifozët e Manchester United-it sot morën një lajm të keq nga drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc. Ky i fundit ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Jadon Sancho, i spekuluar si blerja e bujshme e verës e “Djajve të kuq”.

“Nuk kam ndonjë lajm të ri për të thënë. Momentalisht asnjë klub nuk do të rrezikojë të paguajë aq shumë para për të. Madje as nga Anglia, por megjithatë ne nuk po mendojmë për këtë”, është shprehur Zorc.

“Kemi një kontratë afatgjatë me Jadon dhe kjo është arsyeja pse jemi të qetë”, ka shtuar Zorc. Sancho do të donte të transferohej në Premier League, por për të duhen mbi 100 mln euro, shifër tepër lartë në kushtet e pandemisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sancho united zorc sancho united zorc

Sondazh

Poll