Aktualitet

“Çfarë do hamë ne?”/ Qytetarët në Librazhd: Po vdesin më shumë nga uria sesa nga virusi, kryetari i bashkisë nuk vle

27 Prill 2020, 12:30 Nga DOSJA
“Çfarë do hamë ne?”/ Qytetarët në

Librazhd- Librazhdi është një nga qytetet që përfshihen në zonën e gjelbër,e ku qytetarët mund të lëvizin gjatë ditës pa asnjë autorizim. Por, qytetarët e Librazhdit kanë deklaruar se më shumë ka frikë nga uria sesa nga virusi. Një prej tyre ka theksuar se njerëzit në këtë kohë pandemie po vdesin nga uria.

Është bërë shumë mirë pasi ngelëm të bllokuar. Ai thotë se rrini në shtëpi por çfarë të hamë ne, kemp smarr, pension jo, ilaçet duhen blerë, dritat nuk i pagova ai thotë se të fus në burg. Ilaçet janë të gjitha për t’u paguar të gjithë po rrimë brenda ku do hame ne. Asistencë thotë se nuk do të takon. Unë them të hapen të gjithë se njerëzit po vdesin më shumë nga uria se nga virusi”, është shprehur qytetari për abc news.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Duhet të ketë më shumë liridalje pasi dhe ne  të moshës së tretë na bën mirë e ecura. Ne jemi zonë e pastër. Kryetari i bashkisë sonë nuk ja vlen as për kryeplak, është vetëm për interesat dhe farefisin e tij, nuk ja vlen fare. Kam një vit e gjys që i ankohem dhe nuk më ka dhënë asnjë zgjidhje, rri në shtëpi më thotë.  Në atë shpi që rri unë rrezikoj të marr më shumë sëmundje.”

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuse për COVID-19. Po kështu, ka nisur punë edhe blloku i tretë i bizneseve të lejuara për t’u hapur, si këpucaritë, dyqanet e luleve, taksitë dhe tregjet me pakicë. Përmes një protokolli të veçantë këto subjekte do të operojnë në të gjithë vendin, ndërsa masat lehtësuese për COVID-19 janë më të ndjeshme në zonat e gjelbra. Banorët e zonave të gjelbra mund të lëvizin pa autorizim. Nga 4 maji pritet hapja e bllokut të katërt të bizneseve, ndërkohë që ende nuk është finalizuar derdhja e bonusit prej 400 dollarë që është premtuar për 176 mijë familje dhe individë që kanë ndërprerë punën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat e reja lehtësuese qytetari në librazhd masat e reja lehtësuese qytetari në librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:50

DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet L.Ll është vënë në pranga pasiakuzohet se ka dhunuar me mjete të forta dy persona. Mësohet se 36-vjeçari ë...