Aktualitet

“COVID të trajtohet si një sëmundje dhe jo si një hata”/ Mjeku i njohur, Dasho: Ja si duhet të veprojmë

26 Prill 2020, 12:53 Nga DOSJA
“COVID të trajtohet si një sëmundje dhe jo si një

Gjermani– Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt të Gjermanisë, Erion Dasho nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se Shqipëria duhet të mësojmë nga vendet e tjera të botës dhe duhet të trajtohet COVID si një sëmundje dhe jo si një hata.  Mjeku shprehet se nga Europa duhet të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë.

Reagimi: 

NJË SHEMBULL PËR NE. Ne, shqiptarët, me sa duket duam të mbetemi unikë dhe as COVID nuk po na ndryshon dot. Kur jap në facebook shembuj të vendeve të suksesshme që kanë kontrolluar COVID marr shpesh komente mosbesuese.

Kur dhashë dje shembullin se ata pak mjekë dhe infermierë që kishte Shqipëria në 1950-ën arritën të kontrollonin malarjen, përsëri nuk mjaftoi të bindte shumë nga miqtë se 3,000 mjekë dhe 12,000 infermierë sot mund të kontrollojnë COVID-in.

Logjika më e çuditshme e këtyre ditëve ka qënë:

– Kur dështoi Italia dhe Spanja, si do ta kontrollojmë ne?

– Po mirë, Gjermania dhe Suedia po e kontrollojnë me masa minimale…

– Pse Suedia dhe Gjermania jemi ne?!

Na është mbushur mendja se “nuk duhet të bëhemi si Italia dhe Spanja, por as nuk jemi si Gjermania dhe Suedia”. Në se nuk jemi as Shqipëria e 1950, as Suedia e 2020, çfarë jemi??!! Duke qënë se shpikësit ka kohë që kanë ikur nga vendi ynë, shpikje nuk bëjmë dot më. Gjëja më me mend që mund të bëjmë sot është të marrim shembujt e botës, apo shembujt tanë kur kontrolluam malarjen, sifilizin, kolerën, fruthin, gripin e derrit, etj. dhe t’i zbatojmë.

Nga Europa të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania. P.sh. të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8. Kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar… MASA INTELIGJENTE për sot është “Të mësojmë nga bota dhe ta trajtojmë COVID si një sëmundje dhe jo si një hata”. Pas 2 vjetësh COVID do të jetë një “ftohje” dhe ne do të qeshim me frikën tonë sot..

Aktualisht në vendin tonë janë infektuar 726 persona dhe janë shënuar 28 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një 60-vjeçar tek spitali COVID2. 60-vjeçar nga Tirana, vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti. Ndërkohë,  numri i të shëruarve ka shkuar në 410.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho koronavirusi ne shqiperi erion dasho koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll