Sport

Festë e shfrenuar me modele dhe alkol, sulmuesi italian thyen karantinën, klubi i përgatit gjobën dhe largimin

26 Prill 2020, 09:15 Nga DOSJA
Festë e shfrenuar me modele dhe alkol, sulmuesi italian thyen

ANGLI-Futbollisti Italian Moise Kean tani është në telashe, ish-sulmuesi i Juventusit u transferua verën e kaluar në Angli me skuadrën e Everton,por deri më tani 20 vjecari më shumë ka qënë protagonist jashtë fushës së blertë. Në këto ditë izolimi, Kean është bërë protagonist për keq, pasi është filmuar duke thyer rregullat e distancimit dhe festuar me miqtë e tij, gjë që ka bërë bujë në mediat angleze dhe ka provokuar zemërimin e klubit.

“Jemi shumë të zhgënjyer me sjelljen e Moise, pasi ai dhe të gjithë të tjerët duhet të respektojnë rregullat e vendosura. Do të mblidhemi dhe sigurisht që do të marrim masë për këtë papërgjegjshmëri”, tha një prej drejtuesve të Everton për mediat angleze, duke paralajmëruar një gjobë të majme për sulmuesin.

Everton pagoi plot 42 milionë euro verën e kaluar, por deri tani investimi ka rezultuar i gabuar dhe futbollisti ka zhgënjyer totalisht me fanellën e “Toffies’.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport everton ish-sulmuesi i juventusit moise kean everton ish-sulmuesi i juventusit moise kean

Sondazh

Poll