Bota

‘Unë dua që jeta ime të kthehet’, qyetarët gjermanë protestojnë kundër masave të marra nga qeveria për përhapjen e

26 Prill 2020, 12:17 Nga DOSJA
‘Unë dua që jeta ime të kthehet’, qyetarët

GjERMANI- Qindra qytetarë u mblodhën në Berlin dhe Shtutgart, ditën e shtunë për të protestuar  kundër humbjes së lirës  dhe të drejtave për shkak të masave kundër koronavirusit, të ndërrmara nga qeveria.

Rreth 1.000 protestues u mblodhën në kryeqytetin gjerman në teatrin Volksbühne pranë qendrës së qytetit, teksa drejtonin thirrjet ‘ Unë dua që jeta ime të kthehet’ ndërkohë në duar mbanin patrullat të tilla si ‘Mbroni të drejtat kushtetuese’.

Shumë prej të pranishmëve u penguan nga policia me qëllim parandalimin e grumbullimit të njerëzve. Po ashtu policia përdori megafonë për t’i bërë thirrje protestuesve të largoheshin nga zona.

Gjermania ka zbatuar një sërë masash distancuese sociale për të frenuar përhapjen e COVID-19, e cila ka vrarë më shumë se 5.800 njerëz në vend.Po ashtu janë kufizuar takimet me më shumë se dy persona, dhe shkollat baret dhe restorantet janë mbyllur.

Burimi:DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll