Bota

Nuk mori masa për parandalimin e koronavirusit. Flet zv.kryeministrja suedeze; Pandemia është një maratonë dhe jo një spri

26 Prill 2020, 11:56 Nga DOSJA
Nuk mori masa për parandalimin e koronavirusit. Flet zv.kryeministrja

 SUEDI– E teksa e gjithë bota është e izoluar nga pandemia e Covid-19, Suedia ndtyshe nga vendet e tjera nuk ka marrë masa ekstreme për kufizimin e përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse në vënd.

Por zv.kryeministrja Isabella Lovin, ditën e sotme ka deklaruar se qeveria mori këtë vendim, pasi  autoritetet mendojnë se kjo situatë do të zgjasë. Ajo ka shtuar nuk mund mund të merrnim masa të rrepta pasi frikësoheshim se njerëzit nuk  do t’i zbatonim dhe kjo mund të rëndonte situatën.

 “Pandemia është një maratonë dhe jo një sprint. Është një mit i madh që Suedia nuk ka ndërmarrë hapa seriozë për të trajtuar pandeminë si vendet e tjera. Unë mendoj se çdo vend duhet të marrë masat e veta, por është një frikë e vërtetë që nëse keni masa shumë të ashpra, atëherë ato nuk mund të mbahen gjatë gjithë kohës, mbase mund të merrni një kundërveprim dhe njerëzit nuk do t’i respektojnë rekomandimet që duhet të jenë atje për një kohë me të vërtetë të gjatë derisa të kemi një vaksinë dhe derisa pandemia të ketë përfunduar. Ne nuk duam ta rëndojmë më shumë situatën.”– ka thënë ajo.

Suedia ka kufizuar takimet me më shumë se 50 persona dhe vizitat në shtëpitë e të moshuarve. Në shtetin suedez janë shënuar 28,894 raste me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 2,192 persona.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota isabella lovin koronavirusi ne suedi isabella lovin koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll