Bota

Ia doli të kufizonte përhapjen e Covid-19. Ja cili është sekreti i ‘mrekullisë letoneze’

26 Prill 2020, 11:39 Nga DOSJA
Ia doli të kufizonte përhapjen e Covid-19. Ja cili është

LETONI– Në Letoni deri më tani janë regjistruar 812 raste pozitive, 12 të vdekur dhe 267 të shëruar. Por cila është receta e Lituanisë që kufizoi përhapjen e pandemisë?

Kryeministri letonez, Arturs Krisjanis Karinsn, në një intervistë në ‘Zoom’, për mediat e huaja ka thënë se sekreti qëndron te kryerja e testimeve identifikimi i personave me Covid-19 si dhe izolimi i tyre në mënyrë të menjëhershme.

Qasja jonë ishte: testim, identifikim i personave pozitiv dhe izolim i tyre. Synimi ishte që të gjendej një ‘ekuilibër mes nevojës për të mbajtur njerëzit të shëndetshëm dhe përpjekjes për të mos dëmtuar ekonominë në mënyrë të pariparueshme’- ka thënë ai.

Po ashtu kryeministri ka shtuar se kanë ndjekur me përpikmëri rregullat e epideomologëve, madje dhe ai vet ka qëndruar në izolimi pasi ishte takuar me një deputet që kishte rezultuar me Covid-19.

“Ne kemi ndjekur udhëzimet e epidemiologëve me përpikmëri që nga fillimi. Unë vetë kalova dhjetë ditë në izolim sepse pas një takimi të koalicionit, doli që një deputet ishte i infektuar. Kështu që qeveria punoi në internet”.- ka thënë ai.

Në Letoni, rasti i parë me Covid-19 u regjistrua më 2 mars dhe 11 ditë më vonë, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke ndaluar tubimet e më shumë se 200 njerëzve, duke mbyllur shkollat, kinematë dhe teatrot, por mbi të gjitha duke u fokusuar te mbrojtja që do të ofrohej, kryesisht te mjekët dhe infermierët. Megjithatë nuk ka pasur ndryshime për dyqanet, të cilat janë ende të mbyllura gjatë fundjavave, dhe për fabrikat.

Burimi: Thetelegraph

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arturs krisjanis karinsn koronavirusi ne letoni arturs krisjanis karinsn koronavirusi ne letoni

Sondazh

Poll