Bota

Ka vdekur apo është me pushime? Pamjet satelitore zbulojnë trenin privat të Kim Jong-un pranë rezidencës së tij në bregd

26 Prill 2020, 11:23 Nga DOSJA
Ka vdekur apo është me pushime? Pamjet satelitore zbulojnë trenin

KORE E VERIUT- Disa thashetheme të publikuara ditën e sotme në mediat thuhet se diktatori i Koresë së Veriut ka vdekur ose është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mirëpo pak orë më parë, pamjet satelitore kanë kapur një tren që i përket Kim Jong Un, të parkuar Stacionin Hekurudhor të Udhëheqjes pranë rezidencës së tij në Wonsan.

Megjithatë sipas mediave të huaja prania e trenit nuk vërteton vendndodhjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut ose nuk tregon asgjë për shëndetin e tij, por megjithatë dyshimet janë të forta se lideri korean po pushon në bregdetin në lindje të vendit komunist.

Treni afërsisht 250 metra i gjatë, edhe pse pjesërisht i mbuluar nga çatia e stacionit, është parë një stacion hekurudhor të rezervuar për t’u përdorur nga familja Kim në datat 15, 21 dhe 23 Pril

Kompleksi Wonsan përfshin nëntë bujtina të mëdha dhe një qendër rekreacioni. Në qendër të bazave është një ndërtesë e madhe që u ndërtua menjëherë pasi Kim Jong Un erdhi në pushtet në vitin 2014. Ai gjithashtu përfshin një port të mbrojtur, poligon qitjeje, një porttë mbuluar për jahtin e tij gjigand etj.

Ngjitur me stacionin hekurudhor është një pistë e vogël që u përdor fillimisht për aeroplanët e lehta, por u shndërrua në gjysmën e dytë të 2019 në një pistë hipizmi, një ndër hobet kryesore të Kimit.

Dalja e fundit në publik e Kim Jong Un ishte një inspektim i një grupi të forcave ajrore në një fushë ajrore pa emër në perëndim të Koresë së Veriut.

Burimi:Dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kore e veriut kim jong un kore e veriut

Sondazh

Poll