Aktualitet

“Të infektuarit kalojnë momente mjaft shqetësuese”, Tritan Kalo publikon FOTON me të moshuarin e prekur nga COVID-19: Je

24 Prill 2020, 20:49 Nga DOSJA
“Të infektuarit kalojnë momente mjaft shqetësuese”,

TIRANË- Mjeku infeksionit, Tritan Kalo ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një foto ku shtrëngon dorën me një nga të shtruarit me koronavirus në spitalin Infektiv. 

Kalo shkruan se çdo mjek ka momente lumturimi kur merr urime nga të sëmurët, duke theksuar se ‘bluzat’ e bardha do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Puna jonë sado e vështirë qoftë ajo ka edhe shumë momente lumturimi kur merr urime dhe bekime nga të sëmurët, sidomos ata që kanë edhe moshën e prindërve të tu….JEMI kurdoherë aty si EKIP për t’ju ndihmuar në kapërcimin e momenteve mjaft shqetësuese, që kalojnë të sëmurët e prekur nga Covid-19…JU DUAM shumë ndaj vijoni të kujdeseni për veten tuaj, duke shpresuar që të shohim sa më pak prej jush në shtretërit e Shërbimit tonë të sëmundjeve Infektive në QSUT…Bashkë do ia dalim me siguri mbanë!!!”, shkruan Kalo.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll