Aktualitet

Rikthimi i Covid-19 në Kukës, 15 efektivë u nënshtrohen analizave, priten rezultatet

24 Prill 2020, 20:40 Nga DOSJA
Rikthimi i Covid-19 në Kukës, 15 efektivë u nënshtrohen

KUKËS– Efektivi i infektuar me Covid-19 që u raportua ditën e sotme, ka bërë që shumë nga kolegët e tij të bëjnë testet. Burime për Dosja.al tregojnë se më shumë se 15 efektivëve të kukësit, që kanë pasur kontakte me kolegun e tyre, u janë marrë tamponët.

Tashmë pritet që të dalin rezultatet për të parë nëse janë të infektuar apo dhe për të marrë masa të mëtejshme.

Efektivi i infektuar tashmë ndodhen në karantinë që prej një jave, pasi kishte pasur kontakte me personat e prekur më herët në Kukës. Në këtë qytet numri i të prekurve shkon në 12.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kukes koronavirusi ne shqiperi kukes

Sondazh

Poll