Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ 712 të infektuar, 6 policë në Kukës, preket edhe Mati, izolohen rastet e fasonerive (SITUATA)

25 Prill 2020, 05:29 Nga DOSJA

SHQIPËRI- 712 të infektuar, 27 viktima dhe 403 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403.

Mëngjesin e sotëm kanë dalë përgjigjet e 25 analizave të bëra në Gjirokastër, të cilët kanë pasur kontakte me emigrantin me COVID në Këlcyrë. Analizat iu bënë 15 efektivëve të Policisë dhe kontakteve të tyre, por fatmirësisht asnjë nuk ka qenë i infektuar. 

Ndryshe u shfaq situata në Kukës, ku 6 efektivë policie kanë dalë pozitiv me COVID-19. Mësohet se të gjithë kanë pasur kontakte me kolegun e tyre të infektuar, i cili e kishte marrë koronavirusin nga kontakti me disa të infektuar të tjerë. Tanimë pritet bërja e testit për të gjithë familjarët e efektivëve të Policisë dhe kontakteve të afërta të tyre për të mësuar nëse kanë infektuar edhe persona të tjerë.

Ndërkohë në spitalet COVID marrin mjekim 38 pacientë.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 të tjerë janë në pavion.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll