Aktualitet

‘Merr frymë’ Gjirokastra/ Dalin përgjigjet e 25 analizave, asnjë i infektuar, qyteti ende i paprekur nga koronavirusi

25 Prill 2020, 05:46 Nga DOSJA
‘Merr frymë’ Gjirokastra/ Dalin përgjigjet e 25 analizave,

GJIROKASTËR– Dalin përgjigjet e 25 analizave të bëra në Gjirokastër, të cilët kanë pasur kontakte me emigrantin me COVID në Këlcyrë.

Analizat iu bënë 15 efektivëve të Policisë dhe kontakteve të tyre, por fatmirësisht asnjë nuk ka qënë i infektuar. 

Ditën e djeshme në Përmet, në një hotel në Grykën e Këlcyrës, ku janë strehuar emigrantët e kthyer nga Greqia, një prej tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus. I infektuari ka disa ditë që ka hyrë në Shqipëri dhe rrjedhimisht, mund të ketë përhapur virusin dhe tek qytetarë të tjerë.

Deri tani gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para. Së bashku me 20 emigrantë ai ka udhëtuar në një furgon nga Kakavija në Gjirokastër, duke përcjellë edhe koronavirusin në qytetin që deri pak ditë më parë, ishte i paprekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster koronavirusi ne shqiperi gjirokaster koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll