Aktualitet

Gjirokastra në alarm, 20 policëve iu bëhet tamponi pas zbulimit të emigrantit, si hyri me shenja Covidi-19 burri nga Rrogozh

24 Prill 2020, 20:20 Nga DOSJA
Gjirokastra në alarm, 20 policëve iu bëhet tamponi pas zbulimit

GJIROKASTËR– I gjithë qyteti i Gjirokastrës ëhstë futur në alarm pas futjes së emigrantit me Covid-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të gjithë efektivët që kanë qenë në turn, në momentin që ka hyrë i infektuari në Shqipëri dhe pritet që të dalin rezultatit.

Deri më tani u janë marrë tamponët 20 efektivëve, ndërkohë që mësohet se emigranti, kishte pasur edhe simptoma. Pavarësisht kësaj, atij nuk i është bërë testimi, por është lënë të lëvizë lirshëm.

Sot në Përmet, në një hotel në Grykën e Këlcyrës, ku janë strehuar emigrantët e kthyer nga Greqia, një prej tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus. I infektuari ka 5 ditë që ka hyrë në Shqipëri dhe rrjedhimisht, mund të ketë përhapur virusin dhe tek qytetarë të tjerë.

Deri tani gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para. Së bashku me 20 emigrantë ai ka udhëtuar në një furgon nga Kakavija në Gjirokastër, duke përcjellë edhe koronavirusin në qytetin që deri një ditë më parë, ishte i paprekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirkaster koronavirusi ne shqiperi gjirkaster koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll