Aktualitet

“Nuk kam kohë as t’i ndjek”, Pipero pyetet për sherrin mes Bratajt dhe Allkjas, nuk jep asnjë koment

24 Prill 2020, 19:37 Nga DOSJA
“Nuk kam kohë as t’i ndjek”, Pipero pyetet për

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero nuk ka preferuar të japë një kometn mbi sherrin mes drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajt dhe mjekit Ilir Allkjas. Në një lidhje me Skype në emisionin “Zonë e lirë”, Pipero tha se nuk ka pasur kohë as t’i ndjekë.

Me thënë të drejtën, nuk kam pasur kohë as t’i ndjek. nuk kam asnjë koment për këtë,”– tha Pipero.

Prej disa ditësh, drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka nisur një debat publik me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkjën. Shkak janë bërë deklaratat dhe akuzat e Allkjas për Bratajn dhe mënyrën si drejtohet ky institucion.

Fillimisht Allkja e denoncoi publikisht se ishte shkarkuar nga Brataj për shkak të shqetësimeve që kishte shpehur publikisht lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit. Megjithatë disa ditë më pas ai u rikthyer në detyrë. Ndërsa Brataj e akuzon se ka mashtruar dhe se do të publikojë fakte për ta vërtetuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja pellumb pipero skender brataj ilir allkja pellumb pipero skender brataj

Sondazh

Poll