Aktualitet

Pandemia nuk ndal tregtarët e drogës, arrestohet 24- vjeçari shqiptar në Itali, kapet me 75 kg kokainë

24 Prill 2020, 17:43 Nga DOSJA
Pandemia nuk ndal tregtarët e drogës, arrestohet 24- vjeçari

ITALI- Pandemia e Covid-19 nuk ka ndaluar tregtarët e drogës të merren me punën e tyre, qoftë edhe nga shtëpia. I tillë është rasti i 24 vjeçari me origjinë shqiptare i cili kishte shndërruar garazhin e shtëpisë së tij në një dyqan për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Mediat vendase, kanë bërë me dije se kanë sekuestruar 75 kilogramë kokainë të cilën e kanë gjetur në makinën e shqiptarit të parkuar në garazh. Ata kanë shtuar se shqiptari nuk ishte përfshirë në vepra të tjera penale por policia kishte dyshuar nga qëndrimi i tij që lëvizte shpesh me makinë.

Më pas policia vendosi që të kontrollonte depon ku arrestoi  edhe një person tjetër në moshën 46 vjeçare, i cili bashkëpunonte me shqiptarin.

Të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Regina Coeli, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. Ndërkohë autoritetet kanë raportuar se droga mund të vlerësohej me çmim prej gati 4 milion euro.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll