Art&Argëtim

‘‘Dy gisht mjaltë’ film për të bërë Lekë’, Ermali nuk e kursen një koment

26 Mars 2019, 10:50 Nga DOSJA
‘‘Dy gisht mjaltë’ film për të bërë

I ftuar në emisionon ‘Rreze dielli’ ish aktori i Portokallis, Ervin Bejleri është pyetur rreth filmit meqë dhe vetë do të jetë pjesë e kastit.

“Eshtë një film komercial, është një film për të bërë Lekë”,-tha Ervin Bejleri në emision duke lënë pak shije të hidhur me këtë deklaratë.

Pavarsisht se aktori mund të mos e ket thënë me tendencë pasi edhe vetë është pjesë e kastit të aktorëve, të gjithë menduam se çfarë mendojnë aktorët kryesorë të filmit për këtë deklaratë.

I ftuar në emisionin ‘Wake up’, Ermal Mamaqi nuk i ka shpëtuar pyetjes se si është ndjerë për deklaratën e Ervinit se filmi është komercial, por moderator ka shpjeguar se edhe gjërat komerciale kanë vlera dhe nuk duhen marrë gjithnjë me tendencë negative.

“Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër nga Portokallia. Nuk besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala komercial në shumë raste duket si diçka e keqe. Ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten. Kur gjërat shiten u humbet vlera se njerëzit thonë ‘hë se kjo shitet është komerciale’, por kjo sdo të thotë se gjërat komerciale nuk kanë vlera”,-ka rrëfyer Ermali në emisionin ‘Wake Up’.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gisht mjaltë ermal mamaqi ervin bejleri film koment komercial dy gisht mjaltë ermal mamaqi ervin bejleri film koment komercial

Sondazh

Poll