Art&Argëtim

(VIDEO)‘Njeriu merimangë’ ngjit kullën 607 metra në ndihmë të katedrales Notre Dame

26 Mars 2019, 09:49 Nga DOSJA
(VIDEO)‘Njeriu merimangë’ ngjit kullën 607 metra në

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë ku një burrë është treguar i gatshëm të ngjisë një godinë plot 607 metra të gjatë. E gjitha kjo ka qenë një përpjekje e tij për të fituar një shumë prej 5650 dollarësh.

Ajo që vlen për të përmendur është se ky ‘sport ekstrem’ u bë që të gjitha këto para të shkonin si donacion pëe katedralen Notre Dame në Paris e cila ka nevojë për rikonstruktime.

Francezi, Alain Robert u sponsorizua duke marrë çekun prej 5650 dollarësh të cilin e dhuroi për një nga ndërtimet më të bukura arkitekturore në Paris sic ështe dhe katedralja Notre Dame e cila vizitohet nga mijëra turistë në ditë.

Për rikonstruktimin e katedrales duhen plot 100 milionë dollar në mënyrë që t’i shpëtojnë harqet gotike, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen.

Marrë dhe përshtatur nga: News

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete donacion katedrale ngjit 607 metra njeriu merimangë paris donacion katedrale ngjit 607 metra njeriu merimangë paris

Sondazh

Poll