Politike

Deputetet e PS-së thyejnë rregullat në mes të Tiranës, futen 4 veta në një makinë, nuk respektojnë distancimin fizik

24 Prill 2020, 06:04 Nga DOSJA
Deputetet e PS-së thyejnë rregullat në mes të Tiranës,

Tiranë- Gratë e Partisë Socialiste në mes të Tiranës ka shkelur rregullin e distancimit fizik, masë kjo e vendosur pas përhapjes së COVID-19.  Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Aulon Kalaja, pas mbarimit të seancës plenare, Antoneta Dhima, Evis Kushi dhe një grua tjetër ecin shumë pranë njëra- tjetrës, madje njëra prej tyre nuk ka vënë as maskë.

Por jo vetëm kaq. Ato futen brenda një makine duke thyer rregullin tjetër për COVID-19. Në makinë ndodhet edhe një person tjetër, i cili është shofer dhe kështu në këtë kohë pandemie, 4 persona lëvizin me një makinë.

Por çfarë ka deklaruar Edi Rama?

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët me një makinë,( pasi merret leje tek a-albania) mund të lëvizin vetëm dy persona, shoferi dhe një tjetër, cili duhet të ulet mbrapa. Po kështu, nuk lejohet lëvizja në rrugë e dy personave shumë afër njëri-tjetrit, pasi duhet të respektohet distancimi fizik, Edhe pse deputetet i votuan ndryshimet në Kodin Penal, mesa duket ligjin nuk e kanë “frikë”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aulon kalaja deputetet e ps thyejnë rregullin viktimat e covid ne shqiperi aulon kalaja deputetet e ps thyejnë rregullin viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll