Politike

650 mln euro paketa financiare/ Ahmetaj: Paratë vijnë nga borxhi, e kemi rritur dhe do e rrisim në favor të qytetarëve

23 Prill 2020, 21:23 Nga DOSJA
650 mln euro paketa financiare/ Ahmetaj: Paratë vijnë nga borxhi, e

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj që është në krye të drejtimit të situatës financiare të pandemisë së Covid-19, deklaroi se në favor të qytetarëve, Shqipëria e ka rritur dhe do ta rrisë borxhin publik. i ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se të dyja paketat bashkë me shtyrjen e tatimeve janë 75 miliardë lekë, afërsisht 650 milionë euro.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Ahmetaj tha se këto para vijnë nga rialokimi brenda buxhetit plus zgjerimi fiskal.

Ahmetaj: Dua t’u them qytetarëve që qeveria në një paketë me injektim direkt keshi dhe instrumentat e garancisë shtetërore, plus shtyrjen e tatimeve janë 75 miliardë lekë, që i bie diku tek 650 milionë euro. 120 milionë paketa e parë, 70 milionë paketa e dytë, 150 milionë heqja e kamatave. Fillojmë me instrumentin e garancisë që është 100 milionë. Plus paketat e dytat

Fevziu: Nga kanë ardhur këto para

Ahmetaj: Rialokim brenda buxhetit plus zgjerimi fiskal.

Fevziu:  Borxh?

Ahmetaj: Po. Rritëm dhe do ta rrisim borxhin në favor të qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 20:21

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisonin “Çim Peka Live” ka folur lidhur me “armëpushimin” e vendosur me kryeministrin Edi Rama. I py...