Art&Argëtim

24 Prill 2020, 07:54 Nga DOSJA

TIRANË– Dy këngëtaret shqiptare, Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga janë mbuluar me shami, dhe kanë falur namazin, duke mirëpritur kështu ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa Fjolla Morina ka postuar një foto në të cilën ka vendosur një shall mbi kokë, nuk mungon as mesazhi i saj: “Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.

Nga ana tjetër Çiljeta Xhilaga ka postuar një foto e mbuluar me shami të zezë ndërsa shkruan: “Sabah namaz”.

Gjithashtu ka postuar dhe një video në rrjete sociale ku uron gjithë besimtarët muslimanë për një nisje të mbarë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë,”- shkruan këngëtarja Xhilaga në profilin e saj në rrjete sociale.

 

 

Ramazani esht meshire,miresi nga ALLAHU☝?Agjerim te mbare te gjitheve,Allah na pranofte lutjet e na mbusht zemrat me mirsi,na i pastrofte zemrat tona?? e ja beft rrisk ter botes anembane tja u hap zemrat per namaz e agjerim ??Dashuria per Allah esht fitorja jone ❤️☝? @samiyusuf

A post shared by ⋆✮ ? Ç?????? ??????? ? ✮⋆ (@ciljetaxhilaga) on

Dy këngëtaret e kanë treguar edhe më parë devotshërinë e tyre ndaj fesë muslimane.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz çiljeta xhilaga fjolla morina këngëtarët kengetaret nisin agjerimin muaji i shenjtë i ramazanit çiljeta xhilaga fjolla morina këngëtarët kengetaret nisin agjerimin muaji i shenjtë i ramazanit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Prill 2020, 07:27

TIRANË– Pak ditë më parë, Report Tv në një reagim publik tregoi versionin e tij, për dy largimin e moderatorëve, Alban Musa dhe Suada Daci, nga emisioni “R...