Art&Argëtim

“Jetoi për shumë vite pa gjoksin e djathtë”, Xhesika Polo bën dedikimin e ndjerë për të ëmën që ia mori kanceri, k

23 Prill 2020, 15:11 Nga DOSJA
“Jetoi për shumë vite pa gjoksin e djathtë”, Xhesika

TIRANË– Këngëtarja Xhesika Polo ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj të ndjerë, të cilën e humbi nga një sëmundje e rëndë.

Në një status në rrjetet sociale, Polo ka vendosur të flasë hapur për sëmundjen e rëndë që i mori jetën të ëmës, kanceri i gjirit. Ndër rreshta, Xhesika shkruan se e ëma ka jetuar prej vitesh pa gjoksin e djathtë edhe pse nuk e ka hequr kurrë buzëqeshjen nga fytyra.

Protezën që e mbante e ëma me raste, këngëtarja shkruan se dëshiron t’ja dhurojë një vajze apo gruaje, pasi është e vështirë të merret nga shteti dhe t’i blesh kushtojnë shumë.

 “Nuk di nga ta filloj këtë shkrim. Është shumë e vështirë për mua por po e bëj sepse e ndjej që duhet ta bëj. Mamaja ime e shtrenjtë ndërroi jetë para më pak se dy muajsh. Ajo kishte pak vite që ishte e diagnostikuar me kancer në gji. Nuk kam pasur kurrë kurajon të flas për këtë gjë por unë e di që nuk jam vetëm. E di se sa e vështirë është që të jetosh me atë sëmundje, të përballosh faktin që jeta nuk do të jetë më njësoj, të jetosh me të njëjtin vetëbesim dhe të luftosh me veten.

Mami im jetoi disa vite pa gjoksin e saj të djathtë, vetëm kur e shkruaj më dhemb. E di se sa të vështirë e ka pasur pasi isha në çdo hap aty me të. Ajo është forca ime më e madhe sepse nuk e hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra edhe pse unë e di që e vuajti shumë. Mami im mbante një protezë silikoni në raste shumë të rralla. Atë protezë unë e kam në shtëpi dhe dua t’ia dhuroj një vajze apo gruaje, pasi e di që janë të vështira për t’u marrë nga shteti dhe t’i blesh kushtojnë dhe jo çdokush i ka mundësitë. E di që nuk është shumë, por kjo është ajo që mund të bëj për momentin, duke uruar që do të mundem të bëj më shumë kur të kem më shumë mundësi. Zgjedhja do të jetë rastësore, më shkruani mesazh kush ka të afërme apo mikeshë që ka nevojë për protezën dhe nuk i ka mundësitë ta blejë. Shumë faleminderit, ju dua shumë! E di që dhe mami im këtë do të donte që unë të bëja,”- shkruan Xhesika Polo.

 

 

Lexoje dhe tregoji dikujt qe ka vertete nevoje! ❤?

A post shared by Xhesika Polo (@xhesikapoloofficial) on

Këngëtarja e njohur Xhesika Polo më 27 shkurt humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën. Mësohet që e ëma e këngëtares ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz xhesika polo xhesika polo

Sondazh

Poll