Art&Argëtim

24 Prill 2020, 07:27 Nga DOSJA

TIRANË– Pak ditë më parë, Report Tv në një reagim publik tregoi versionin e tij, për dy largimin e moderatorëve, Alban Musa dhe Suada Daci, nga emisioni “Rreze Dielli”, në mënyrë krejt të papritur.

Në versionin e dhënë nga televizioni largimi i moderatorëve lidhej me shkëljen e rregullave higjienike, në mes të pandemisë së koronavirusit, gjë që kishte rrezikuar stafin.

Por, Alban Musa nuk e ka lënë me aq, dhe ka ardhur me një reagim publik në profilin e tij në rrjete sociale, ku rrëfen se e vërteta është krejt ndryshe, dhe versioni i televizionit në të cilin ai punonte pak javë më parë është një alibi për t’ju kundërpërgjigjur zhurmës që ai shkaktoi.

“Për të gjithë ata që vazhdojnë të jenë kuriozë. Unë jam larguar nga pozicioni i mëparshëm pasi nuk pranova gjuhën dhe mënyrën e punës që më imponohej ditë pas dite. Sa për dijeni, kjo ishte dorëheqja ime e dytë në këtë tv, për të njëjtat arsye.

Dua të sqaroj tani pak thyerjen e famshme të rregullave Covid. Gjithë çeshtja ka të bëjë me një video TikTok që unë kam bërë gjatë covid brenda studiove të TV, pas maskë, xhirimi i të cilës ka zgjatur jo më shumë se 2 minuta (për dreq nuk e kam më se do e kisha ripublikuar sepse ishte dhe e bukur). Për atë video kam marrë masë administrative (gjobë) të cilën e kam pranuar dhe paguar. Përdorimin e kësaj ‡eshtje për të bërë Mea Culpa besoj që edhe një fëmijë në moshën e time bijë e kupton që është alibi dhe kundërpërgjigje ndaj zhurmës që shkaktoi largimi im,”- shkruan Alban Musa në postimin e tij.

Në një reagim publik ka ardhur dhe moderatorja Suada Daci, e cila u largua pak ditë më pas nga emisioni “Rreze Dielli”. Moderatorja ka treguar se dëshira për të punuar nuk i ka munfuar kurrë, dhe në punë s’të mban kush kot për 7 muaj. Ajo ka theksuar se profesionalizmi s’i mungon dhe se nuk ka vdekur njeri për punë.

“Kjo është hera e parë dhe e fundit që unë flas për këtë çeshtje. Por dua ti falenderoj të gjithë kolegët që kanë qenë mbështetës në këtë situatë. Puna ka qenë gjithnjë aleatja ime nr 1 dhe do të jetë gjithnjë. Paralelisht me emisionin që drejtova kam punuar në Soiree në Top Channel, si dhe jam rikthyer pas tre muajsh shkëputjeje në radion Kombëtare “Club Fm”. Që tregon se profesionalizmi dhe dëshira për të punuar nuk mungojnë tek unë. Aq më tepër që nëse s;je profesionist nuk të mban askush 7 muaj në punë, se nuk po punojmë në “strehëza vorfnore” por në media. Uroj shumë që të kalojmë sa më parë këtë situatën e Covid-19 se për punë nuk ka vdekur njeri,”– shkruan Suada Daci në postimin e saj në rrjete sociale.

Disa javë më parë u largua fillimisht Alban Musa, por duket se është ‘dorëzuar’ dhe moderatorja Suada Daci, duke zgjedhur gjithashtu të lerë në mes emisionin “Rreze Dielli” dhe të largohet nga Report Tv. Ndërsa Alban Musa është shprehur se largimi i tij ka ardhur ‘si nevojë për të mbrojtur dinjitetin’ dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit.Nga ana tjetër Suada Daci është shprehur se “puna i ishte kthyer në një detyrë shtëpie”.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban musa moderatoret e rreze dielli report tv sherri i moderatoreve me tv suada daci alban musa moderatoret e rreze dielli report tv sherri i moderatoreve me tv suada daci

Sondazh

Poll