Art&Argëtim

Hapen qendrat estetike? Armina Mevlani gjen ‘çelësin ekskluziv’, bën trajtime në sallone dhe u bën zili shqipta

23 Prill 2020, 16:39 Nga DOSJA
Hapen qendrat estetike? Armina Mevlani gjen ‘çelësin

TIRANË– Mesa duket Armina Mevlani nuk ka duruar dot më në karantinë pa kujdesin e estetistëve. Blogerja e njohur ka publikuar disa video në Instastory-in e saj, teksa po bën një trajtim në një prej salloneve të kryeqytetit.

Me syzet mbrojtëse, Armina rri shtrirë në sallë, teksa estetistja bën punën e saj, ndërsa një tjetër e filmon gjithë skenën.

“Mos harroni, jo ekspozim në diell. CO2 më i miri për shenjat dhe aknet,”-shkruan Armina në videot e publikuara. Mirëpo dikush duhet t’i thotë disa gjëra blogeres shqiptare. E para shenjat nga dielli janë problemi më i vogël që mund të kenë shqiptarët e karantinuar në shtëpitë e tyre prej koronavirusit.

Dhe e dyta por jo më pak e rëndësishmja, qendrat estetike e kanë të ndaluar që të hapen pasi kategorizohen si me rrezik të lartë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Hapja e tyre dënohet me ligj, megjithatë nuk dihet se ku e ka gjetur një klinikë të tillë hapur për t’u kujdesur për veten.  

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani koronavirusi ne shqiperi armina mevlani koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll