Aktualitet

COVID-19 në Tiranë/ Tritan Kalo: Janë piketuar zonat më të prekura, aty do kryejmë testime

23 Prill 2020, 21:21 Nga DOSJA
COVID-19 në Tiranë/ Tritan Kalo: Janë piketuar zonat më

TIRANË– Profesor Tritan Kalo, i ftuar në “Real Story” u shpreh kundër testimeve në masë si jo shumë efektivë.

Në fjalën e tij, Kalo tha se në Tiranë janë evidentuar disa zona ku ka më shumë të prekur dhe ku do të bëhen testime më shumë m duke ndjekur të njëjtën strategji njësoj si në Krujë. Megjithatë Kalo nuk dha detaje se cilat ishin zonat e prekura në kryeqytet. 

Në Tiranë janë piketuar dy-tre zona ku ka më shumë të prekur dhe do të bëhen testime, nuk mund t’i përmend me emra zonat, nuk mund të them edhe numrin e testeve pasi e ka në kompetencë ISHP. Pra sic u bë me fasonerinë në Krujë ku u testuan të gjithë punonjësit dhe u mbyll,”– tha Kalo. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll