Art&Argëtim

“Nuk jam fare e lumtur…në Shqipëri do e thyeja karantinën”, Olta Gixhari e sinqertë, kërkon të kthejë kohën pas: M

23 Prill 2020, 07:56 Nga DOSJA
“Nuk jam fare e lumtur…në Shqipëri do e thyeja

TIRANË– Aktorja Olta Gixhari ditën e djeshme ishte në një lidhje direkte me Blendi Fevziun, në emisionin “Opinion”. Duke folur për periudhën e saj në karantinë dhe gjendjen e ankthit që po përjeton pas kësaj situate të pazakontë në mes të pandemisë, aktorja kërkon rikthimin pas në kohë, për disa arsye.

Sipas Gixharit duhet të kthehemi në kohën kur teknologjia nuk ishte aq e zhvilluar, pasi çdo gjë transmetohet virtualisht, dhe kjo gjë e tremb shumë.

“Do kisha shumë dëshirë që të ktheheshim pas në kohë, po ëndërroja që të bënim shumë hapa pas në teknologji. Do të doja të ktheheshim pas në kohën kur ekzistonte vetëm google. Me gjithë këtë izolim, me këto shitje online dhe cdo gjë që po transmetohet virtualisht, nuk jam fare e lumtur, kjo gjë mua personalisht më tremb shumë,”– është shprehur aktorja.

Ndër të tjera Olta Gixhari ka treguar se po të kishte qenë në Shqipëri mund ta kishte thyer karantinën, por në Spanjë është e pamundur.

“Jo jo jo, është e pamundur të thyesh karantinën në Spanjë. Unë ju kam shumë zili juve në Shqipëri se ka dhe njerëz që e shkelin deri diku. Por, këtu karantina bëhet prej vërteti. Do e kisha më të vështirë karantinën në Shqipëri se do tundohesha më shumë, dhe do e kisha më të lehtë. Këtu s’ka tolerime dhe më vjen inat që nuk më njohin këtu…”- ka shtuar më tej Olta Gixhari.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja gixhari karantina e olta gixharit olta gixhari olta gixhari ne spanje aktorja gixhari karantina e olta gixharit olta gixhari olta gixhari ne spanje

Sondazh

Poll