Art&Argëtim

‘Shqiptarët dhe turqit janë dy popuj të ndryshëm’/ Si u arrestuan publicisti i njohur Dervish Hima (ARTIKULLI)

22 Prill 2020, 21:56 Nga DOSJA
‘Shqiptarët dhe turqit janë dy popuj të

“Le Soir” ka botuar, të enjten e 24 shtatorit 1908, në ballinë, një shkrim në lidhje me arrestimin e Dervish Himës, patriotit dhe publicistit të njohur shqiptar.

Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, artikullin ku shpjegohet se Hima u arrestuar për shkak të një fjalimi që mbajti lidhur me ndryshimet mes popullit turk dhe atij shqiptar.

“Arrestimi i Dervish Himës, kryeredaktorit të gazetës shqiptare “L’Albanie” ka shkaktuar kudo një përshtypje të hidhur. Ky arrestim konsiderohet si një lëvizje e gabuar që vështirë se mund të dakordohet me liritë kushtetuese për të cilat partia xhonturke pretendon se është pionere. Dervish Hima u arrestua për mbajtjen e një fjalimi, me rastin e një banketi të shtruar për nder të tij, në të cilin tha se shqiptarët dhe turqit janë dy popuj të ndryshëm. Këto fjalë dhe disa pasazhe në një broshurë të botuar nga ai, ku u kërkonte shqiptarëve të zgjoheshin për një jetë të re kombëtare, janë cilësuar si tradhti e lartë. Arrestimi i autorit u urdhërua me nxitjen e komitetit lokal xhonturk në Shkodër, por dyshojmë se komiteti qendror është i gatshëm ta dënojë,“-shkruhet në artikull. 

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arrestimi i dervish himes dervish hima arrestimi i dervish himes dervish hima

Sondazh

Poll