Art&Argëtim

Batuta me miqtë/ Mimi Kodheli tregon ‘planet’ pas karantinës: Do heq dorë nga politika për profesionin e ri, së

22 Prill 2020, 19:09 Nga DOSJA
Batuta me miqtë/ Mimi Kodheli tregon ‘planet’ pas

TIRANË- Ditët e karantinës kanë qenë sfiduese edhe deputeten e Partisë Socialiste dhe ish-ministren, Mimi Kodheli.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” ajo ka rrëfyer se është duke i zbatuar rregullat me përpikmëri pasi jeton me mamanë më të moshuar dhe me humor ka shtuar se do ta ndronte profesionin e politikanes me atë të kuzhinieres profesioniste.

“Jam munduar të respektoj rregullat e përcaktuara dhe jo vetëm rregullat që duhet të zbatojmë. Kam qenë më të ekzagjeruara, sepse jetoj me mamanë më të moshuar dhe nuk dua që askush në shtëpi të infektohet nga ky virus. Nuk ka qenë pushim absolut, një pushim aktiv i një natyre tjetër. Në përgjithësi kur je në shtëpi është pak e vështirë të ndash nënën, gruan dhe kur rri në shtëpi, kur ke shumë kohë që nuk qëndron zbulon skuta të cilat nuk i ke ditur, kujtime etj. Bëj shaka me miq dhe shokë, se kur të mbarojë këtë periudhë do të kthehem në kuzhiniere profesioniste dhe do lë profesionin që kam.”

Krahas zbulimit të talenteve të reja, vetëizolimi ka qenë një moment reflektimi edhe për ish-ministren e Mbrojtjes.

“Reflektimi ka qenë i thellë, i domosdoshëm. Ka qenë momenti që duhet të ndalonim dhe të reflektonim sadopak. Duhet të reflektonim nga jeta që bënim, informacioni “fake”, ndalimi për shkak të dëmit që i bënim mjedisit. Të krijohet ideja që ti je i vogël. Shoqëria kishte disa plagë që duhet t’i kurojë. Gjithkush ka bërë reflektimin e vet, të vijë në jetën normale me gjëra pozitive.”

Megjithatë, Mimi Kodheli ka vazhduar me angazhimet e saj profesionale në komisionet ku është pjesë, por sipas saj niveli dhe natyra e debatit ka ndryshuar për shkak të distancës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne shqiperi mimi kodheli koronavirusi ne shqiperi mimi kodheli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Prill 2020, 13:50

Dikur, shkrimtari Zija Çela do të na mësonte se për dashurinë flitet pas vdekjes. U desh një vdekje, ose më saktë një ikje, që të kthehej pas në kohë, at...